Flor Binaj ju rendit llojet e protestuesve: Mos e tregoni atdhedashurinë tuaj vetëm kur luan kombëtarja

schedule22:24 - 13 Nëntor, 2022

schedule 22:24 - 13 Nëntor, 2022

Monolog nga Florjan Binaj

Sonte dua t’ju flas për protestat. Pse ndonjëherë ndodhin kur duhet dhe ndonjëherë ndodhin kur s’duhet.

Le të bëjmë edhe një hit parade me llojet e protestuesve:

Në vendin e pestë janë protestuesit që lënë punën, angazhimet e shumta, madje marrin me vete edhe familjen në proteste dhe ikin sapo në protestë vijnë të dërguarit e partive, të cilët nuk është se vijnë aty se po protestohet, po përpiqen t’u tregojnë partive rivale që ja këta janë me ne dhe ndaj që nuk jetojnë në demokraci, këta lloje protestuesish janë në vendin e fundit.

Në vendin e katërt janë protestuesit me dy fytyra që rrinë brenda në shtëpi. Shajnë këdo që del në televizor dhe janë të gatshëm të dalin foto me këdo që vjen të presë shiritin e inaugurimit të fillimit, të fillimeve të fillimit të punimeve. Ata protestojnë në “rehat mode” nga divani dhe tablea e tyre është o telekomanda o celulari. I gjithçkaditur, ai di të shajë këdo për zgjedhjet që bën në jetën e tij, por nuk di t’u japë asnjë zgjidhje problemeve në jetën e vet.

Në vendin e tretë, po hyjmë në zonën nxehtë, kemi protestuesit në transfertë. I ngarkon me ëetransfer me furgona dhe autobusat e lagjes, nëpër fshatra, nëpër rrethina dhe i sjell këtu. Ose vetëngarkohen me ëetransfer nëpër makinat e tyre, ndonjëherë vijnë edhe në këmbë, por këtë sakrificë nuk ua sheh askush. Dhe a e keni pyetur ndonjëherë veten “ore, si ka mundësi që nuk protestohet nëpër rrethe?”, sepse nuk ka kamera.

Ndaj detyrohen të vijnë në protesta ku ka kamera, në vend që të shkojë kamera aty ku është protesta.

Në vendin e dytë janë protestuesit e nivelit bachelor. Protestuesit me rrogë. Këta janë më me fat madje se operatorët turistikë, që punojnë 3 muaj për 9 muaj të tjerë. Këta punojnë vetëm një herë në dy vjet. Kur ka zgjedhje lokale dhe kur ka zgjedhje vendore. Këta janë dhe antiprotestues, ai që proteston kundër atyre që protestojnë. Ai mund të jetë pa bukë, pa ujë, pa drita, pa makinë, por acarohet kur protestojnë të tjerët, për bukë, për drita, për makinë, për çmimet etj. Dhe këta janë veç numra për tituj lajmesh.

Dhe arritëm në vendin e parë. Në vendin e parë janë protstuesit në nivelin master kozmopolitan. Këta protestojnë për çdo gjë, por për çdo gjë që ndodh jo në Shqipëri. Bie rrufeja në  hale, fillojnë bëjnë statuse: “Pray for hale”, “Je suis hale”. Dhe mirë që vënë simbolin e hales në rrjetet sociale, por vënë edhe qirinj në hale. Shkon gruaja e shkretë në banjo sheh qirinj, lyhet, rregulloht e shkon burri i vet: ça je duke bërë?- Po ja pashë qirinj…-vishe xhupin se i kam vënë për rrufenë që ra në hale.

Një thënie shumë e mençur thotë që nga historia ne mësojmë që nuk mësojmë asgjë nga historia. Prandaj ne si komb na përsëriten të njëjtat histori dhe ne shpresojmë po prapë tek të njëjtit fatkeq.

Shqipëria ka nevojë për një lloj tjetër protestuesi: ai që del jo vetëm për hallet e tij dhe familjes së tij, dhe nevojat e tij, por edhe për hallet e familjeve të tjera, për ekonominë e familjeve të tjera, të tyre që nuk kanë mundësi për liri, për drejtësi, për dijnitin e të tjerëve dhe të të gjithëve.

Dhe mos e tregoni atdhedashurinë tuaj vetëm kur loz kombëtarja e futbollit në stadium. Nëse e doni vërtet Shqipërinë si gjithë Europa, atëherë çohuni dhe mbrojeni si gjithë Europa.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!