Flokë të gjatë apo të shkurtër? Zbulojeni me këtë metodë të thjeshtë se cili model ju përshtatet

schedule15:54 - 25 Janar, 2023

schedule 15:54 - 25 Janar, 2023

Nëse po planifikoni të ndryshoni modelin e flokëve dhe nuk jeni të sigurt se cila gjatësi e flokëve ju shkon më shumë, ka një zgjidhje të thjeshtë për këtë dilemë.

Mjafton të aplikoni metodën 5.7 centimetra të parukierit të famshëm britanik John Frieda.

Parimi bazë është përshtatja e gjatësisë së flokëve me formën e fytyrës dhe mjekrës.

Frieda studioi fytyrat dhe kuptoi se nofulla përcakton nëse dikush do të dukej më mirë me flokë të shkurtër apo të gjatë, dhe kjo metodë është e lehtë për t’u bërë. Gjithçka që ju nevojitet është një laps dhe një vizore.

Si të kontrolloni se cila gjatësi e flokëve është ideale për ju?

Hapi 1: Qëndroni para një pasqyre.

Hapi 2: Mbajeni lapsin horizontalisht në mënyrë që të prekë mjekrën tuaj, më pas vendoseni vizoren poshtë veshit tuaj në mënyrë që të jetë në një kënd 90 gradë me lapsin.

Hapi 3: Matni distancën nga veshi deri te lapsi.

Nëse kjo distancë është më pak se 5.7 centimetra, atëherë si Halle Berry dhe Audrey Hepburn, fytyra juaj është krijuar për flokë të shkurtër.

Nëse distanca është më shumë se 5.7 centimetra, si Kim Kardashian apo Sarah Jessica Parker, atëherë flokët e gjatë do të jenë zgjidhja më e mirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!