Flitet për marrëveshje të arritur, “Buba” i Tiranës në janar

schedule17:55 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 17:55 - 21 Dhjetor, 2020

Tirana duket se ka rezervuar një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së janarit. Ferhan Hasani me shumë mundësi do të vishet bardheblu në janar, duke i dhënë fytyrë më të frikshme bardhebluve të Nevil Dedes.

 

Një propozim me 12 mijë euro në muaj ka shkuar prej javësh në adresë të tetovarit dhe raportimet e fundit bëjnë me dije se “Buba” e ka pranuar këtë ofertë të presidentit Halili dhe në janar ai do të jetë pjesë e Tiranës.

Mbetet për t’u parë vërtetësia e këtyre thashethemeve, por nëse vjen Hasani do të ishte një përforcim i madh, duke pasur parasysh eksperiencën e madhe të fantazistit në klube si Wolfsburg, Brondby apo Shkëndija.

 

Vetë Hasani e ka pranuar se është në bisedime me Tiranën, por prioritet është kalimi në një klub në një ligë më të fortë europiane. Që nga vera ai është pa një skuadër dhe një aventurë te Tirana do të ishte “trampolinë” e mirë për të arritur një kontratë të fundit milionere në Europë apo Azi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!