Flirtime, bashkëpunime dhe propozime për martesë! 4 shenjat që do të favorizohen nga solstici veror

schedule11:41 - 18 Qershor, 2022

schedule 11:41 - 18 Qershor, 2022

Të martën, më 21 qershor 2022, solstici veror sjell ditën më të gjatë të vitit dhe do të nisë zyrtarisht vera. Sipas astrologjisë, janë katër shenja që do të favorizohen nga solstici i verës. Shihni më poshtë, nëse jeni dhe ju pjesë e kësaj liste.

Dashi

Dielli përparon në Gaforre dhe aktivizon sektorin tuaj personal që është shtëpia dhe familja. Hyrja e Afërditës te Binjakët më 23 qershor do t’ju krijojë humorin dhe do të keni më shumë dëshirë për të dalë, flirtuar dhe argëtuar.

Peshorja

Çështjet e karrierës vijnë së pari me hyrjen e Diellit në Gaforre në solsticin e verës. Kjo do të thotë që ju dëshironi të ndiqni qëllimet tuaja dhe mund të tundoheni të rrezikoni për hir të ambicieve tuaja.

Gaforrja

Ditëlindja juaj fillon me solsticin e verës dhe do të jeni një nga më fatlumët e viteve të fundit. Megjithatë, duhet t’i kushtoni vëmendje ekzagjerimeve. Hëna e re më 29 qershor në shenjën tuaj ju ndihmon të bëni një fillim të rëndësishëm në jetën tuaj, në aspektin profesional apo personal.

Bricjapi

Solstici veror me hyrjen e Diellit në Gaforre më 21 qershor do t’ju sjellë dëshirën për bashkëpunime të reja. Hëna e re e datës 29 Qershor do t’ju sjellë një person të ri në jetën tuaj nëse jeni beqar, ose një propozim martese nëse jeni në një lidhje. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!