Flini vetëm gjashtë orë? Ja cilat janë pasojat

schedule22:48 - 27 Qershor, 2023

schedule 22:48 - 27 Qershor, 2023

Nëse flini vetëm gjashtë orë në natë, keni katër herë më shumë gjasa të sëmureni.

Këtë e zbulon ekspertja e gjumit Olivia Arezzolo, nga Sydney, e cila thekson marrëdhënien e madhe mes gjumit dhe shëndetit.

Gjumi ndikon në gjithçka, nga kujtesa tek njohja, nivelet e stresit, mirëqenia emocionale, lëkura dhe sigurisht shëndeti i përgjithshëm.

Nëse nuk bëni shtatë ose tetë orë gjumë çdo natë, ka të ngjarë të përjetoni efekte fizike, mendore dhe emocionale.

“Gjumi është jetik për nivelet e energjisë”, thotë ekspertja.

Rreth 70% e hormonit të rritjes njerëzore prodhohet gjatë gjumit të thellë, i cili nuk është përgjegjës vetëm për shëndetin e lëkurës, por edhe për çdo qelizë të trupit. Nëse gjumi nuk është i mjaftueshëm për të siguruar shërim, ka të ngjarë të zgjoheni të lodhur dhe të rraskapitur”, thekson ajo.

Kur flemë, truri ynë “detoksifikohet” nga një neurotoksinë që mund të shkaktojë dëmtim të të menduarit dhe funksionit mendor, humbje të kujtesës, madje edhe sëmundjen e Alzheimerit.

“Pas një nate me gjumë të pamjaftueshëm, kortizoli, hormoni i stresit, mund të rritet deri në 37%, duke shkaktuar ankth dhe shqetësim”, tha Arezzolo.

Efektet afatgjata të gjumit të pamjaftueshëm janë edhe më të këqija: rreziku ndaj sëmundjeve kardiovaskulare rritet me 45%, gjithashtu shkaktohet diabet i tipit 2 dhe çrregullime të ankthit.

Për fat të mirë, ka hapa të thjeshtë që mund të ndërmerrni për të përgatitur trupin tuaj për gjumë adekuat dhe cilësor.

Ju mund të meditoni dhe të merrni një suplement magnezi, i cili ju ndihmon të relaksoheni dhe të flini.

Mund të pini edhe çaj kamomili, ndërkohë që është e nevojshme të mbani larg çdo pajisje elektronike që lëshon dritë blu, si celularët, tabletët dhe TV.

Drita blu pengon melatoninën dhe shkakton vështirësi në gjumë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!