Flini gjumë si “profesionist”? Kompania hap aplikimet e pazakonta për punonjës

schedule12:06 - 9 Gusht, 2022

schedule 12:06 - 9 Gusht, 2022

Një kompani dyshekësh me bazë në Nju Jork po kërkon persona që flenë gjumë si “profesionist”. Ata do të paguhen për dremitjen dhe dokumentimin e përvojës në mediat sociale.

Casper, një firmë dysheku e themeluar në vitin 2014, tha në faqen e saj të internetit se po punëson “Casper Sleepers” të gatshëm të dremisin “në dyqanet tona dhe në mjedise të papritura në botë”.

Kandidatët e zgjedhur do të dokumentojnë përvojat e tyre të gjumit në mediat sociale.

Lista thotë se kandidatët idealë duhet të kenë “aftësi të jashtëzakonshme për të fjetur”, “dëshirë për të fjetur sa më shumë që të jetë e mundur” dhe një “aftësi për të fjetur në çdo vend”.

Aplikimet pranohen deri më 11 gusht./abcnews.al