Bayerni ka fituar tre ndeshjet e para në grupin A të Champions League dhe nesër do të tentojë suksesin e radhës, që do të sillte kualifikimin në 16 ekipet më të mirë të këtij turneu. Kampionët në fuqi presin Salzburg.
Pavarësisht se skuadra bavareze fitoi 2-6 duelin e luajtur në Austri, trajneri Hans-Dieter Flick vlerëson ekipin kundërshtar në prononcimin për shtypin. “Salzburg është një kundërshtar i vështirë, ata mund ta në vënë nën presion.
Ata nisen shpejt dhe bëhen të rrezikshëm në sulm kur rikuperojnë topin, janë një ekip i fortë. Objektivi ynë është fitorja, duam të kualifikohemi që nesër, por nuk do e kemi të lehtë. Mbrojtja? Shpresoj që Lucas Hernandez të jetë në gjendje për të luajtur.
Gjithsesi, kemi edhe alternativa të tjera në prapavijë. Tolisso dhe Bouna Sarr do të mungojnë, njësoj si Sule, të cilin shpresojmë ta kemi të gatshëm për ndeshjen e fundjavës në kampionat.
Niklas ka kaluar dy dëmtime radhazi, nuk duam të rrezikojmë me të, dëshirojmë të jetë në 100% kur të zbresë në fushë“, deklaron trajneri i rekordmenëve gjermanë. /abcnews.al