Flick në rrezik, skenarët për Tuchel ose Nagelsmann

schedule08:17 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 08:17 - 2 Dhjetor, 2022

Eliminimi i Gjermanisë nga faza e grupeve n Botërorin e dytë radhazi ka përhapur zhgënjimin në të gjithë vendin dhe ka të ngjarë të çojë në largimin e Hansi Flick.

Trajneri, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2024 dhe Euron që do të mbahet në Gjermani, la të hapur mundësinë e largimit, madje edhe dorëheqjes, pas dështimit të fundit.

Tashmë mediat gjermane e konsiderojnë si një skenar më të mundshëm zgjidhjen e bashkëpunimit të dy palëve dhe ndër emrat e dëgjuar për stolin janë edhe Thomas Tuchel i lirë apo dhe Julian Nagelsmann i Bayernit.

I pyetur për të ardhmen e tij dhe mundësinë e dorëheqjes, ai u përgjigj:Do ta shohim së shpejti. Është e vështirë t’i përgjigjesh kësaj tani. Do të shohim”. /G.D abcnews.al/