Fundjava rikthen futbollin në Gjermani dhe Bayern Munchen do e nisë kundër Union Berlin në transfertë. Kryesuesit do të zbresin në fushë të dielën (18:00) dhe Hans-Dieter Flick është gati për këtë përballje. Ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë, diçka negative për trajnerin e skuadrës bavareze, i cili analizon situatën e ekipit të tij në konferencën për shtyp.
“Do të jetë ndryshe, tifozët dhe emocionet janë gjithçka në futboll. Mungojnë nëntë ndeshje dhe do të jetë një turne i shkurtër. Jam shumë i kënaqur me gjendjen e skuadrës, edhe pse do na mungojnë gjatë Sule, Tolisso dhe Coutinho.
Javi Martinez është stërvitur i diferencuar, ndërsa lojtarët e tjerë janë në dispozicion. Jemi stërvitur fort dhe jemi mirë fizikisht. Zhvilluam një miqësorë fundjavën e kaluar, e ndamë ndeshjen në tre pjesë me nga 20 minuta dhe ritmi i skuadrës më pëlqeu.
Tani fillojnë ndeshjet serioze kundër kundër Union Berlin, një skuadër që ka mentalitet të fortë. Ata do të jenë shumë agresivë. Pesë zëvendësimet? Jam shumë i kënaqur për diçka të tillë, është e nevojshme në këto momente“, thekson Flick. /abcnews.al