“Fleta e votimit me numra manipuluese”, Arben Skënderi: Tre partitë kryesore nuk kanë asgjë të re

schedule08:45 - 20 Prill, 2021

schedule 08:45 - 20 Prill, 2021

Arben Skënderi, kandidat i Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit i ka cilësuar fletët e votimit me numta të lehta për manipulime.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai është shprehur se Partia Bindja Demokratike e ka mundësinë që nëse dikush nuk pëlqen një person, mund të votojë dikë tjetër.

Sipas Skënderit, tre partitë e mëdha nuk ofrojnë asgjë të re, pavarësisht se Rama po mundohet dhe të tjerat po ashtu.

“Shtresa për cilën po flasim, pra këta që mendohen përpara se të votojnë kanë mundësitë e tyre. Si ca ndodh ne kërkuam hapjen e listave edhe pse nuk e bë, ne i hapëm vetë. Nuk të pëlqen Beni, voto kelin, voto x.

Dalja me emra e të përveçëm i nxirrte nga skema e manipulimit që kishin bërë. Ju e keni parë që një javë përpara kandidatët e kishin me urdhër të mos bënin thirrje me emra, por vetëm partia.

Por tashmë iku koha që t’ja lëmë në dorë kryetarëve të partive. Në fund të ditës shikoja në televizion persona që merrnin vendime për fëmijët e mi dhe të tutë.

Anonimiteti i listave është edhe për arsye të tjera. Ju keni parë shumë mirë se çfarë po ndodh këto ditë në ekran.

Duhet të kuptojmë një gjë që tre partitë kryesore nuk kanë asgjë të re në bërjen e listave të tyre, ca do i shesin popullit. Edhe personat janë të njëjtën. Rama me makiazh po mundohet po po e sheh, po ashtu edhe partitë e tjera. Para disa ditësh mu kujtua edhe një skeç: tanku i parë që do vij në qytet ti do e marrësh”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!