Flet xhaxhai i 17-vjeçares që u bë “mollë” sherri në Klos: I kërkonte foto nudo, prindërit e shtruan në spital

schedule13:58 - 13 Tetor, 2022

schedule 13:58 - 13 Tetor, 2022

Shantazhi mes nxënësve të gjimnazit të Klosit u kthye një ditë më parë në tragjedi me tre viktima.

17 vjeçarja, vajza e autorit të vrasjes së babë e bir, ka dëshmuar në polici se dy moshatarët e saj, kushërinjtë Kenado Shira dhe Renato Hasula po e shantazhonin në rrjetet sociale prej disa kohësh dhe për këtë nuk shkonte në shkollë.

 Xhaxhai saj tregon se nga kërcënimet e Kenado Shirës, vajza ishte rënduar psikologjikisht dhe ishin detyruar ta shtronin në spital.

Ai Shira, ai Kenado e kërcënoi vajzën në atë mënyrë sa përfundoi në spital në gjendje kome. Vajza nuk tregonte fare. I keni të dhënat te spitali. Nuk tregonte dhe ishte e tmerruar se kush i bënte presion në rrjetet sociale. Ai Shira i bënte presion në rrjetet sociale. Hasula s’i bëri presion, kishte thjesht mesazhet dhe kishte kërkuar që të bënin lidhje. Ai ka shumë faj, por kërcënimet që i ka bërë vajzës, duke i kërkuar foto, pra ‘më bëj një foto kështu’, ‘një ashtu’, se i ka marrë adresën e telefonit dhe e kërcënonte vajzën dhe ajo përfundoi në depresion. Ne shkuam për një marrëveshje. Ka ardhur djali i Shirës ka marrë kontakt me mua, me babin e Sarës, se donim të gjenim kompromisin dhe shkakun se pse e kaluan vajzën e vëllait në depresion. Më mori në telefon Fatmiri dhe më tha; ‘hajde fol’. E takova djalin dhe i thashë; ‘Të lutem mos u frikëso, mos ki frikë për asgjë. Jam Fatmir Mjeshtri’. ‘Të njoh’ më tha. I thash ‘a ta marrim babin tënd në telefon, dhe të sqarojmë diçka. Qoftë në shtëpinë tënde, qoftë këtu. Mos ki frikë se do sqarojmë diçka. Kemi të dhëna se ti e ke kërcënuar gocën e Fiqiriut, Sarën’. Mua tha; ‘Sara më ka bërë ftesë në Facebook. Pasi e pranova ftesën, nisëm të flisnim tha. Ajo më kërkoi diçka tjetër’. ‘Çfarë’ i thashë? ‘S’mund të shoh si shok, se je djalë bukurosh’. ‘S’të ka ofenduar i thash’. Ai tha; ‘Dhe mua tha më pëlqente. Pasi i kishte marrë adresën, kishte shkarkuar fotot dhe i ka thënë; ‘po nuk bërë ato që të them unë, të bësh foto nudo, do të hap foto në rrjetet sociale dhe do të shkatërrojë jetën’. Ajo nga momenti fiku telefonin. Ai ka marrë motrën e madhe në telefon dhe i ka thënë; ‘jam ai djali Shira, po nuk veproi motra ashtu siç them, do e shkatërroj jetën, do i prish jetën. Vajza i ka thënë; mos bëj kështu. Ai na njihte të gjithëve. Motra mori të motrën në telefon dhe i ka thënë; kujt ia ke dhënë adresën. Kur mbaroi shkollën goca, ka rënë pa ndjenja përtokë në kat të dytë të shtëpisë nga trysnia e madhe që kishte. Më pas i çojnë mesazh çuni vëllait në Angli një mesazh anonim dhe i thonë; Sara është lidhur me djalin e Eglantin Hasulës. Mua më vjen keq për ju. Si ka thënë adresë se kush ishte. Ai ia ka dërguar babait të Sarës këtë mesazh. Shiheni mos gabon. Dy netë para kam takuar babain e Shirës dhe djalin dhe ja kam shpjeguar të atit atë që ka bërë. Ai ka pranuar se e kishte bërë këtë gjë. Unë hyra në mes që të shuaja sherr. Se s’doja që të shkonte puna më keq se Fiqiriu e kishte vajzë. Ai kërkoi që të martoheshin nëse duheshin”, tha xhaxhi i vajzës.

Fatmir Mjeshtri thotë se kishte kontaktuar në telefon me 17-vjeçarin. Prej një jave po mundoheshin të diskutonin me familjen e Kenado Shirës.

Për këtë ishte kthyer nga Greqia edhe babai i vajzës, i cili kishte kërkuar që dy të rinjtë të martoheshin nëse duheshin.

Të mërkurën dy familjet e kishin lënë të takoheshin për tu sqaruar në një lokal në qendër të qytetit. Nga njëra anë Fiqiri Mjeshtri me dy vëllezërit e tij dhe nga pala tjetër dy të rinjtë me prindërit e tyre.

Debati mes tyre degradoi në përdorimin e armëve. Fiqiri Mjeshtri vrau të 17-vjeçarin Kenado Shira dhe babain e tij, Liri Shira. Ndërsa la të plagosur të riun tjetër Renato Hasula dhe të atin.

Më pas 39-vjeçari qëlloi veten me të njëjtën armë.

Dy të plagosurit Renato Hasula dhe Eglantin Hasula ndodhen në spitalin e Traumës. 17-vjeçari është në gjendje të stabilizuar ndërsa babai I tij është në rrezik për jetën.

 

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!