Flet Tomini: Si bëhet gjurmimi i kontakteve të personave me Covid-19

schedule09:19 - 15 Korrik, 2020

schedule 09:19 - 15 Korrik, 2020

Eugena Tomini, shefe e Survejancës e Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në IShP e ftuar në emisionin e mëngjesit në Abc News shpjegoi procedurën që ndiqet për gjurmimin e kontakteve të personave të prekur me koronavirus.

Duhet të kalojë një periudhë deri në 6 ditore nëse kjo nuk kalon kemi fallco negativitet përkundrejt testimit të hershëm të kontaktit. Për rrjedhojë këtë person e lëmë të lirë të qarkulloje por ndërkohë mund të jetë mbartës pa prezencë të virusit në sekrecione dhe e transmetojnë në popullatë. Fakti që personave iu merren tamponët në ditën e gjashtë dhe të shtatë ndiqet një protokoll i përcaktuar.

Kontaktet gjurmohen sipas deklarimit të vetë pacientit që ka patur këtë listë kontaktesh gjatë 14 ditorit. Një person që mund të jetë kontakt i personit të konfirmuar duhet të qëndrojë në shtëpi të paktën 10 ditë brenda protokollit 14 ditor dhe nëse nuk shfaq shenja klinike është i shëndetshëm pavarësisht se ka patur kontakt me personin pozitiv.“, tha Tomini.

Ajo gjithashtu foli edhe për vaksinën, që kompania Modena pretendon se ka prodhuar, që sipas së cilës tashmë ndodhet në fazën e dytë të vaksinimit. Sipas saj, është e nevojshme që vaksina të kalojë të gjithë fazat e domosdoshme, në mënyrë që të mos ketë efekte anësore tek qytetarët. Ajo tha se dhe Shqipëria ndodhet në listën e pritjes të vendeve në rast se një vaksinë efektive ndaj koronavirusit prodhohet.

“Shqipëria është pjesë e kësaj organizate përsa i përket dhe vlerësimit, monitorimit të vaksinave po dhe nëpërmjet UNICEF që e mbështet kalendarin kombëtar të vaksinave. Ka qenë Ministria e Shëndetësisë që ka mbështetur marrjen e vaksinës kundrejt të gjitha grupeve të riskut, e njëjta situatë do të jetë dhe nëse kjo do të jetë një ndër vaksinat që do të sundojë tregun për covid-19. Ndërkohë të gjitha vendet e OBSH janë në listën e pritjes nëse kjo vaksinë do të jetë e aplikueshme dhe sigurisht dhe Shqipëria do të jetë pjesë e pritjes së vaksinave që mund të jenë të aplikueshme. “, tha Tomini. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!