Një ditë pas dhunimit të shefit të regjimit të burgut “313”, Bedar Pura, policia e kryeqytetit dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës. Agresorët e kishin qëlluar mëngjesin e djeshëm 36-vjeçarin me shkop bejzbolli pranë banesës së tij në zonën e “Freskut”, duke e lënë të shtrirë në mes të rrugës. Për shkak të goditjeve, sipas mjekëve, Pura ka fraktura të shumta në krahun e djathtë dhe kokë.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia, ai ka deklaruar se ka qenë më kokën poshtë duke parë telefonin. “Ishte ende errësirë kur një ose dy persona u afruan përballë meje dhe më goditën”, ka deklaruar shefi i regjimit të burgut 313.
Policia po heton në lidhje me konfliktet që Pura mund të ketë pasur ditët e fundit, ose për shkak të detyrës./abcnews.al