Flet pronari i mjetit që iu vu eksplozivi në Vlorë: S’kam konflikt

schedule13:03 - 16 Dhjetor, 2017

schedule 13:03 - 16 Dhjetor, 2017

Zbardhet dëshmia e pronarit të mjetit që iu vendos eksploziv mbrëmjen e së premtes në Vlorë. Mësohet se 30 vjeçari Endrit Sadedini ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk ka marrë kërcënime. Deri tani policia ka shoqëruar 7 persona për t’i marrë në pyetje si dëshmitarë në vendngjarje.

 

30 vjeçari Endrit Sadedini që i shpëtoi një shpërthimi me eksploziv në mjetin e tij  ka treguar në polici se nuk ka konflikte me askënd. Ai tha se nuk është kërcënuar nga dikush dhe nuk e di se kush fshihet pas ngjarjes.

Deri tani janë marrë në pyetje 7 persona si dëshmitarë në vendngjarje që të ndihmojnë hetimet për të identifikuar autorët. Mjeti i Sadedinit është ende në policinë e Vlorës, e cila po e kontrollon për të gjetur ndonjë gjurmë të mundshme.

Nga burime të ABC Neës mesohet se kamerat e sigurisë së një lokali që ndodhet pranë parkingut tek zona e Ujit të Ftohtë në Vlore ku ishte makina e Sadedinit kanë fiksuar një person.

Mendohet se ai është autori që lëviz pranë pallatit i pamaskuar, por nuk dallohet qartë për shkak të errësirës.

Forcat xhenierë mbrëmjen e vonë të së premtes bënë shpërthimin e kontrolluar të 500 gr eksploziv të vendosur para mjetit të 30 vjeçarit.

Ishte vete i riu i cili njoftoi policinë për kallëpin e mbuluar me letër natriban që kishte gjetur afër makinës tip Benz me targa AA 233 OX. Në pako ishte lëndë eksplozive e bërë në mënyre artizanale me peshë 500 gram dhe ishte planfikuar të shpërthehej me celular. Endrit Sadedini është pronari i një lokali  në Vlorë ku në prill të këtij viti u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Për këtë ngjarje ai është proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi megjithëse lokalin e kishte lënë me qera. Ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vendosjes së eksplozivit në mjetin e Endrit Sadedinit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!