Flet polici grek që gjymtua me shufër hekuri nga shqiptari: Pashë një hije, u zgjova i mbuluar nga gjaku

schedule10:54 - 17 Qershor, 2021

schedule 10:54 - 17 Qershor, 2021

Oficeri i policisë që u dhunua rëndë nga një 50-vjeçar shqiptar me shufër hekuri gushtin e shkuar ka treguar detaje nga momenti i sulmit. Për rastin në fjalë, shqiptari që kreu sulmin u dënua së fundmi me 9 vjet heqje lirie për akuzën vrasje në tentativë.

Polici grek ishte duke ecur në plazhin e Paxos në momentin kur nga asgjëja i erdhi një goditje në kokë.

“Më goditi në kokë me një shufër hekuri. Edhe pse rashë në tokë, ai vijoi që të më godiste edhe pesë herë të tjera,” kjo është dëshmia që ka dhënë oficeri për sulmin nga fermeri shqiptare.

Dhunën e rëndë që u ushtrua ndaj policit e dëshmuan edhe qytetarë të rastit, raportojnë mediat në vend.

“Ndërsa po ecja në breg pashë një hije. Pastaj çdo gjë mu errësua dhe u përmenda në tokë. U zgjova i mbuluar nga gjaku dhe kisha shumë plagë në fytyrë.”

Oficeri i policisë fillimisht mendoi se e kishte përplasur ndonjë makinë, por realiteti ishte tjetër.

“Kishte si qëllim të më vriste,” tha polici duke shtuar se ai vetë as nuk pati mundësi që ta shihte.

Dy gra që panë skenën kanë thënë se shqiptari e goditi policin disa herë me shifrën e hekurit ndërsa gjaku arriti  deri tek fustanet e tyre. Para gjykatës, shqiptari u shpreh se kishte një sherr personal me personin në fjalë, pasi pretendonte se e kishte arrestuar pa të drejtë disa kohë më parë, por kjo gjë nuk u vërtetua kurrë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!