Flet Mustafa Lici: Pas vrasjes së Ferracakut policia shoqëroi djalin tim 15 vjeçar

schedule14:49 - 2 Shtator, 2018

schedule 14:49 - 2 Shtator, 2018

Këshilltari bashkiak i Shkodrës, Mustafa Lici, vëllai i Fatbardh Licit i cili është vrarë disa ditë më parë thotë se i kanë marrë djalin 15 vjeç për ta pyetur rreth vrasjes së Arian Ferracakut. Lici thotë se janë të ngujuar dhe janë në trysni nga bandat që kanë bërë para me krimin.

Sipas Licit për çdo vrasje në Shkodër po manipulohen provat dhe sa herë ndodh një ngjarje familja e tij merret në polici. Mustafa Lici tha se për këtë fakt do t’i drejtohet Strazburgut.

Vëllai i Licit, Fatbardh Lici u vra në datë 10 gusht, ndërsa ishte duke pirë kafe pranë shtëpisë së tij. Ai u qëllua me armë zjarri nga një makinë. Për këtë ngjarje ende nuk ka një autor të vënë në akuzë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!