Të akuzarit për vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço në Maliq kanë dalë para gjzkatës, ku do të njihen me masën e sigurisë.
Ndërkohë, Nikolla Tollkuçi, kunati i Bleti Angjos njërit prej autorëve të dyshuar të vrasjes, ka mohuar që i afërmi i tij të ketë lidhje me vrasjen.
Ai ka thënë se Angjo nuk kishte lidhje me vajzën për të cilën thuhet se është bërë shkak i vrasjes.
“E mohoj kategorikisht që Bleti të ketë vrarë Martinin, ai punonte si çoban për Valter Mollaj (autori tjetër i dyshuar i vrasjes). Nuk ka mundësi që ai të ketë shkuar nga Marjani në Kolanec më këmbë, vetëm po ta ketë marrë Valteri me makinë, ai nuk kishte lidhje me vajzën për të cilën flitet që të jetë shkaku i vrasjes. Ai kishte vetëm një telefon celular që ja kam blerë unë, edhe numrin e telefonit e ka në emrin tim”, ka thënë Tollkuçi. /abcnews.al