Flet e mbijetuara e aksidentit tragjik: Shoferi që na përplasi bënte manovra të gabuara

schedule09:26 - 14 Shtator, 2020

schedule 09:26 - 14 Shtator, 2020

Nervida Garunja dhe Denisa Dibra kanë mbetur të plagosura nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit. Ato janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Gazetari Aldo Kozarja raporton se Nervida Garunja, me origjinë nga Shkodra i ka thënë oficerëve të policisë se e kanë parë automjetin tip “Benz” që i ka përplasur duke bërë manovra të gabuara pak para aksidentit.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” i identifikuar si Behar Pema është arrestuar nga policia pasi në testin e alkoolit ka rezultuar i dehur.

Vajzat kanë qëndruar të bllokuara në automjet për disa minuta deri në mbërritjen e forcave zjarrfikëse. Ato më pas janë dërguar në spitalin e Elbasanit. Dy prej tyre kanë ndërruar jetë ndërsa dy të tjerat janë dërguar në spitalin e Traumës. /m.v. abcnews.al

Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!