Flet avokati i njërit prej punonjësve të arrestuar për vdekjen e 35-vjeçarit në Korçë: Prokuroria u nxitua

schedule11:52 - 4 Janar, 2020

schedule 11:52 - 4 Janar, 2020

Policia e Korçës vuri në pranga dy persona të akuzuar si përgjegjës për vdekjen e 35-vjeçarit Elvis Josifi, teksa ishte duke punuar në një ndërtesë, ditën e djeshme.

Ndërkohë, avokati i dy të ndaluarve Esmerald Xhafa ka thënë për abcnews.al se arrestimi është i paligjshëm.

“Ndalimi i paligjshëm pasi nuk janë personat përgjegjës për të kontrolluar makineritë. Aurel Vemuni manovratori nuk ka në kopetencë të kontrollojë gjendjen teknike të betonieres, ndërsa tekniku Flamur Palla nuk ka përgjegjesi per kontrollin e pompës së (preses )së betonit. Prokuroria është treguar e nxituar dhe nuk ka patur asnjë provë për të ndaluar dy shtetasit pasi relativisht duhet të pritet një akt ekspertimi për të përcaktuar përgjegjesinë e kësaj ngjarje të rende”, është shprehur ai.

35-vjeçari Josifi humbi jetën pasi u këput vinçi dhe i ra në kokë. I plagosur mbeti edhe një person tjetër, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al