Flet arbitri “armik” i Milanit: Isha i trullosur, gjest i bukur nga kuqezinjtë

schedule13:30 - 2 Shkurt, 2022

schedule 13:30 - 2 Shkurt, 2022

Pak javë më parë është zhvilluar sfida mes Milanit dhe Spezias, ku të gjithë e kujtojmë  protagonizmin e arbitrit Marco Serra, i cili nuk iu dha avantazhin kuqezinjve, pas një faulli jashtë zone, në të njëjtin aksion anuloi golin e Messias, i cili për këtë arsye nuk konsiderohet për shkak të ndërprerjes së lojës.

Ndeshje kjo që shënoi një moment absolutisht negativ për arbitrin, i cili shpërtheu në lot kur u kthye në dhomat e zhveshjes. Polemika dhe kritika të shumta pas ndeshjes por edhe për ditë të tëra në drejtim të kryesorit të sfidës, ku Serra është rikthyer të flasë për këtë episod.

“Një gjest i bukur më erdhi nga lojtarët e Milanit, por isha i trullosur dhe e kuptova vetëm të nesërmen. Tani mezi pres t’i rikthehem arbitrimit”, ka theksuar Serra.

Gjithashtu për këtë situatë ka folur edhe presidenti i Shoqatës së Arbitrave Italianë, Alfredo Trentalange, ku është shprehur se një ngjarje e tillë e kishte “plagosur” arbitrin Serra.

“Kam gjetur një burrë të plagosur, por të pjekur dhe të motivuar. Ne gjyqtarët e dimë që shpesh duhet t’i kthejmë problemet në burime frymëzimi. Ishim shumë të kënaqur me reagimin e Milanit”, ka treguar Trentalange.

Serra është rikthyer ndërkohë në VAR. Pak nga pak do t’i duhet të heqë qafe nxitimin e tepërt në pranimin e faullit nga sytë dhe mendja, një episod i përforcuar nga ajo që ndodhi menjëherë më pas. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!