E ardhmja e Alphonso Davies duket larg Bayern Munich dhe Real Madrid është duke pritur në horizont një shkëndijë.
Kontrata e anësorit kanadez me bavarezët skadon në qershor, ndërsa klubi gjerman i ka vendosur një ultimatum, rinovo ose largohesh.
Në lidhje me këtë situatë, i intervistuar nga “BILD”, agjenti i lojtarit foli duke shprehur pakënaqësinë e tij dhe të klientit të tij.
“Është e padrejtë që Bayern Bayern Munich na dha një ultimatum për rinovimin. Marrëveshja ishte një hap larg një vit më parë, më pas ata ndryshuan gjithçka te drejtuesit.
Ne nuk mund të marrim një vendim, nëse mund të largohemi apo të rinovojmë. Kjo sepse ne nuk e dimë se cili do të jetë trajneri i ri për sezonin tjetër, kështu që do të presim fundin e sezonit për të vendosur”, ka përfunduar agjenti i Alphonso Davies./h.ll/abcnews.al