Flasin të afërmit e familjes Zykaj: Grindja për pulat

schedule09:40 - 11 Gusht, 2018

schedule 09:40 - 11 Gusht, 2018

Të afërm të fisit Zykaj shprehen të tronditur për ngjarjen e Selenicës. Ata dyshojnë se konflikti mund të ketë nisur për pulat. 

Gazetari: Kishte dalë  edhe herë tjetër më armë?

I afërmi: Po kush e ka parë

Gazetari: Po burgun për çfarë e bëri atëherë?

I afërmi: Kalamaj, hajde dalim me armë poshtë, hajde, i dëgjoi policia që andej, i njoftuan policinë erdhën aty, i zunë, i futën brenda.

Gazetari:Herë tjetër kishte lëvizur me armë?

I afërmi: Jo, jo nuk i kisha parë, edhe vija këtej, po tani që është vapë kam dy muaj e ca pa ardhur këtej. Po sikur ka vjedhur pula, se tani djemuri janë, ka marrë ndonjë zog dhe janë ngrënë me njëri-tjetrin.

I afërmi: Kushërinj jemi, unë jetoj në vlorë, mbrëmë erdha.

Gazetari: Djali ka pas ndonjë problem?

I afërmi: Nuk e njoh për problem. /abcnews.al