Flasin ekspertët: Qëndrimi në shtëpi dhe distanca sociale do të vazhdojë për “të paktën disa javë”

schedule14:09 - 20 Mars, 2020

schedule 14:09 - 20 Mars, 2020

Eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në SH.B.A., Dr. Anthony Fauci, tha për “The Today Show” të NBC se ai mendon se njerëzit do të duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të vazhdojnë në distancën sociale për disa javë të tjera.

“Nëse shikoni trajektoren e kthesave të shpërthimeve në zona të tjera, ato do të zgjasin të paktën disa javë,” tha Fauci sot. “Unë nuk mund të them që krejt papritur, javën tjetër ose dy javë më vonë do të marrë fund gjithçka dhe kjo është diçka për të cilën bien dakort edhe kolegët e mi.

“Natyrisht ne jemi në një situatë shumë të vështirë dhe duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta zbutur atë,” u përgjigj Fauci.

Lidhur me ilaçin kundër malarjes që Trump tha se mund të trajtonte COVID-19, Fauci tha se ata kanë dëgjuar që ilaçi funksionon, por  nuk janë bërë ende testet e duhura.

“Pra, ajo që ne po themi është se ne duam t’a bëjmë ilaçin e disponueshëm, por  ne duhet të marrim disa informacione nëse  janë të sigurta dhe nëse  vërtet funksiojnë, “tha Fauci./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!