Një pyetje që shtrohet së tepërmi kohëve të fundit është pse Covid-19 godet më rëndë meshkujt sesa femrat. Studiues nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor Angli dhe Kolegji i Londrës po shohin nëse përgjigja qëndron pjesërisht tek hormoni estrogjen.
Specialistja e menopauzës Dr. Louise Newson thotë se ky hormon mund të ketë një lloj roli mbrojtës në luftimin e sëmundjes. Për të ndihmuar studimin, ajo është bashkuar me një skuadër që ka lançuar një aplikacion që gjurmon Covid-19 dhe simptomat e tij tek njerëzit.
Kërkuesit e kanë zgjeruar gjurmimin e simptomave për të parë nëse estrogjeni ndikon vërtet në mënyrën sesi virusi korona sulmon trupat njerëzorë.
Më shumë se tre milion persona po e përdorin këtë aplikacion në Mbretërinë e Bashkuar.
Mjekia Newson thotë se gratë kanë një aftësi për të luftuar viruset shumë më me efikasitet se burrat, dhe se qelizat që luftojnë infeksionet kanë receptorë estrogjene mbi to.
“Kjo do të thotë se ato reagojnë ndaj estrogjenit, dhe estrogjeni mund të ri-programojë këto qeliza, t’i bëjë ato më efektive dhe të rrisë numrin e tyre”, thotë ajo. /abcnews.al/