Flasin avokatët e mjekëve të arrestuar: Lama referoi rastin, nuk e ka takuar autorin

schedule17:12 - 25 Qershor, 2020

schedule 17:12 - 25 Qershor, 2020

Pas caktimit të masës arrest në burg për dy mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama, avokati i këtij të fundit Dritan Metani, ka deklaruar për mediat se klienti i mbrojtur prej tij nuk e njeh Eduart Lamajn dhe nuk ka patur asnjëherë kontakt me të.

Nga Gjykata e Kurbinit, avokati i mjekut Besim Lala, Dritan Metani u shpreh se klienti i tij ka dhënë ndihmën e tij ashtu siç veprohet për çdo pacient tjetër.

Avokati Metani u shpreh se mjeku i mbrojtur prej tij, e ka adresuar rastin Eduart Lamajt, tek mjeku ortoped Viktor Marku, pasi Lama nuk është mjek specialist dhe si i tillë nuk mund ti jepte ndihmën e duhur.

Rasti i te plagosurit Eduart Lamaj, sipas avokatit, ka ardhur nga një pacient tjetër përmes telefonit, dhe më pas i është referuar ortopedit Viktor Marku.

LEXO edhe: Gjykata e Kurbinit vendos për dy mjekët që operuan atentatorin Lamaj

Dritan Metani: Mjeku Besim Lala vetëm ka referuar te mjeku Viktor Marku, asgjë tjetër.

Pyetje: Ku e gjeti të plagosurin?

Dritan Metani: Thjesht i ka ardhur si rast nga telefoni nga nj ë pacient tjeter, Lamaj i ka thënë që nuk  është fushë e tij dhe e ka drejtuar tek Marku.

Pyetje: Përse nuk e çoi në spital për mjekim të specializuar ?

Dritan Metani: Sepse nuk  është specialist i kësaj fushe. Specialisti  është mjeku Viktor Marku, ortoped.

Pyetje: Dy mjekët ndërkohë po përplasen me njëri-tjetrin?

Dritan Metani: Jo nuk po përplasen, ata thjesht nuk e njohin personin.

Pyetje: Cili ishte qëndrimi i mjekut në sallën e gjyqit?

Dritan Metani: Mjeku ka qenë gjithmonë pohues dhe ka deklaruar që nuk i njeh personat dhe nuk ka asnjë kontakt.

Ndërsa avokati mbrojtës i Viktor Markut tha se klienti i tij thjeshtë ka operuar një pacientë dhe ka shpëtuar një jetë njerëzore pa pasur dijeni se kush ishte ai.

“Këta ushtruan detyrën e tyre funksionale duke bërë dhe betimin e Hipokratit duke shpëtuar një jetë njerëzore pa pasur dijeni se kush ishte”, tha avokati i mjekut Viktor Marku.

Dy mjekët akuzohen për veprat penale “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ata kishin pranuar ta operonin atentatorin kryesor të dy biznesmenëve në Laç, Eduart Lamajn, pa e referuar ngjarjen në polici./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!