Kryeministri po lajmëron një projekt të ri së shpejti. Sic duket nga ajo pak që ka zbuluar kryeministri, është një projektt që ka të bëjë me komunikimin. “Flasim” shkruan Rama, në një foto të tij, shpërndarë në rrjetin social Facebook.
ABC News mësoi nga burime pranë kryeministrisë, se projekti ka të bëjë me fushatën elektorale të 14 majit.
Kryeministri do të zhvillojë jetë një komunikim me të gjithë kandidatët e 61 bashkive që do të jetë vetëm audio. Mësohet se komunikimi i parë do të jetë me kandidaten për Durrësinë, Emiriana Sako. Biseda audio do u transmetohet qytetarëve, të cilët do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qytetarin e tyre të parë, më 14 maj.
Podkasti im së shpejti??♂️
Coming soon? pic.twitter.com/DJquasyKkU— Edi Rama (@ediramaal) April 1, 2023