Hyn në fuqi ulja e tarifave roaming midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor .Konkretisht, kjo do të thotë që çdo operator i telekomunikacionit në BE dhe Ballkan , do të prezantojnë planet lokale tarifore dhe opsione të rrjeteve të tyre telefonike me cmime më të ulura për shërbimin roaming.
Hyrja në fuqi e uljes së tarfivae roaming është njoftuar edhe Majlinda bregu Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal e cila shkruan se çmimet e Roaming mes Europës dhe Ballkanit do ulen nga 30% -99% .
Përfitimet janë të shumta pasi kjo nismë do të kursejë para për qytetarët në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe BE-në dhe do të ulë kostot e biznesit.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në Tiranë dhjetorin e kaluar në prani të 6 udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, Presidentes së KE-së, Ursula Von Der Leyen, Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi dhe Sekretares së Përgjithshme të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, Majlinda Bregu.