Flamurtari tenton rikthimin, firmos me 4 lojtarë Superioreje

schedule09:04 - 27 Gusht, 2021

schedule 09:04 - 27 Gusht, 2021

Flamurtari i është besuar sërish Sinan Idrizit, i cili do të jetë administrator i klubit dhe tashmë ka nisur edhe merkato.

Në Vlorë duan të rikthehen menjëherë në elitë dhe ditën e sotme janë zyrtarizuar katër lëvizjet e para në merkato.

Si fillim ka rinovuar kapiteni Andi Ribaj, ndërkohë që janë rikthyer në skuadër Ditmar Bicaj, Olsi Gocaj dhe Lejdi Licaj.

Edhe pse prej pak kohësh larg futbollit, ata shikohen si baza e ekipit për ta ngjitur ekipin fillimisht në Kategorinë e Parë e më pas në Superiore. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!