Flamurtari ka hedhur hapa konkrete drejt ndërtimit të skuadrës për sezonin e ardhshëm. Pas emërimeve në bordin drejtues ka filluar puna për blerjen e lojtarëve.
Situata tek skuadra e Flamurtarit paraqitet ndryshe nga një muaj më parë. Kuqezinjtë ishin një ndër të paktat skuadra që nuk kishin zyrtarizuar ende asnjë blerje. Administrator i klubit Sinan Idrizi zyrtarizoi pak ditë më parë trajnerin e ri Gerd Haxhiu por ndryshime pati edhe ne bordin drejtues të klubit.
Drejtori i përgjitshëm i skuadrës u emërua Ardi Ciruna do të mbajë postin e drejtorit të përgjithshëm duke zëvendësuar Ardi Beharin.
Ish futbollisti i Flamurtarit, Pollozhani ka detyrën e zbulimit të talenteve por njëkohësisht është emëruar edhe drejtor sportiv. Bordi i ri drejtues do të hartojë strategjinë për merkaton verore. Blerja e parë në merkato është mesfushori me origjine nga Bosnja, Semir Bajraktareviç.
31-vjeçari vjen nga kampionati izraelit ku është aktivizuar në tre sezonet e fundit ndërkohe që më parë ka luajtur edhe në kampionatin boshnjak. Flamurtari parashikohet të bëjë jo pak blerje pasi largimet kanë qenë masive dhe mungon boshti i skuadrës./ABC News Albania 24/7