Për Flamurtarin patën më shumë rëndësi tri pikët sesa loja ndaj Kukësit. Trajneri Daja shprehet i kënaqur, ndërsa presidenti Idrizi beson se këtë sezon do të fitohet trofe.
Në Vlorë i thonë “fushë patatesh” dhe u luajt në një terren të tillë.
Gjithsesi, Flamurtari ia doli me sukses edhe mbi shëmtinë e barit në stadiumin e tij, duke mundur Kukësin pas 5 vitesh. Trajneri Ilir Daja nuk doli krejt i kënaqur, por gjithsesi, ishte optimist.
Daja: E rëndësishme është marrja e 3 pikëshit nga një kundërshtar që është pretendent për fitimin e kampionatit, na erdhi në momentin e duhur se ishte ndeshja e parë para tifozëve. Tani kemi nevojë për lojtarë se kampionati është shumë i gjatë.
Humbja nuk ishte aspak rezultat i drejtë, sipas trajnerit të Kukësit, Cungu.
Cungu: I vetmi moment që patëm pakujdesi, kundërshtari e shfrytëzoi këtë moment, kjo ishte gjithë historia e ndeshjes. Kukësi luajti më mirë se Flamurtari. Për të pretenduar i duhet shumë punë. E ka gjet me shumë ardhje e largime kjo verë Kukësin dhe do kohën e vet.
Presidenti vlonjat, Sinan Idrizi, e nisi me një batutë.
Idrizi: Fusha është shumë e mirë
Më tej, numri 1 i klubit, foli me besim të madh.
Idrizi: “Si i thonë labce: “Shejtani theu këmbën”. Pesë vjet s’kemi fituar asnjëherë me Kukësin. Jam i sigurtë se pas kësaj fitoreje do marrim një kupë, se çfarë nuk e di”. /abcnews.al

