Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Flamurtari nuk ndalet në merkato, “Kuqezinjtë” transferojnë dy futbollistë për të kompletuar mbrojtjen

schedule18:36 - 31 Janar, 2024

schedule 18:36 - 31 Janar, 2024

“Kuqezinjtë” e Flamurtarit mbeten padyshim skuadra më aktive në merkaton e janarit, teksa në orët e fundit të saj klubi vlonjat ka bërë edhe dy goditje të tjera, duke kompletuar repartin e prapavijës.

Kështu për krahun e djathtë, në Vlorë është transferuar Erlis Frashëri, korçar që tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e Skënderbeut, me 35-vjeçarin, që ka një eksperiencë të konsiderueshme në Kategorinë e Parë dhe Superiore, pasi ka veshur fanellën e klubeve të shumta si Teuta, Partizani, Kamza, Tomori, Luftëtari e Besa. Frashëri ka kaluar dy sezone edhe në Kosovë, me fanellat e Gjilanit dhe Drenicës, ndërsa tashmë është gati të ndihmojë Flamurtarin për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar.

Gustavo Benjumea

Krahas Frashërit, te vlonjatët është prezantuar edhe qendërmbrojtësi kolumbian Gustavo Benjumea. Ky i fundit është 28 vjeç dhe ka luajtur në disa skuadra, teksa kjo do të jetë eksperienca e parë në Shqipëri, pikërisht me fanellën “kuqezi” të Flamurtarit. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!