Flamurtari ka zhvilluar ndaj Besës ndeshjen e 4-të të këtij sezonit në Kategorinë e Parë.
Vlonjatët dolën me 3 pikë nga stadiumi “Flamurtari”, teksa mposhtën kavajasit. Golat për kuqezinjtë arritën t’i shënonin Juri me penallti në minutën e 25-të, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 35-të kur Souza de Oliveira do të ndëshkonte për herë të dytë Besën.
Në fraksionin e dytë kjo përballje mes dy ekipeve nuk prodhoi gola të tjerë, me vendasit që koleksionuar kështu një 3 pikësh me shumë vlera, teksa është fitorja e dytë rresht në kampionat, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 7 pikë. Besa nga ana tjetër mbetet në kuotën e 4 pikëve. /f.a/abcnews.al