Flamurtari mund Partizanin në frymën e fundit

schedule21:30 - 26 Janar, 2018

schedule 21:30 - 26 Janar, 2018

Përfundim dramatik i ndeshjes mes Flamurtarit dhe Partizanit. Një penallti në fund vendosi rezultatin dhe solli përjashtimin e trajnerit Starova.

Askush nuk është ankuar për arbitrat më shumë dhe me të drejtë.

Gjithsesi në Vlorë ishin gati ta përqafonin qoftë për një herë të vetme gjyqtarin Enea Jorgji, pasi akordoi 11-metërshin, që vendosi një supersfidë të Superligës, si ajo Flamurtari – Partizani.

Një prekje e topit me dorë në zonën e rreptësisë nga një mbrojtës mik u desh pak kohë që të konsiderohej penallti, por u dha.

Protestat ishin të ashpra nga ana e Partizanit, sidomos nga trajneri Sulejman Starova.

Pasi u përplas fillimisht me gjyqtarin e katërt, ai u tregua i ashpër përtej limitit me vetë Jorgjin dhe si përgjigje mori kartonin e kuq.

Besohet se Starova nuk pati aq të drejtë, pasi ekipi i tij u fal vetëm disa minuta më parë për një tjetër prekje të topit me dorë në zonë, që nuk u ndëshkua në mënyrë kapitale.

Drama në stadiumin “Flamurtari”, sidoqoftë nuk përfundoi aq shpejt, pasi portieri Hoxha e priti gjuajtjen e kroatit Bushiç, por ishte vetë sulmuesi që e dërgoi topin në rrjetë.

Një me zero, që do të thotë 7 pikë diferencë mes dy ekipeve, në favor të vlonjatëve dhe me Flamurtarin, që tani është vetëm 6 pikë prapa Skënderbeut, pra me shanse për titullin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!