Flamurtari mbron vendin e dytë në Superligë, pa tifozë

schedule11:59 - 25 Nëntor, 2017

schedule 11:59 - 25 Nëntor, 2017

Flamurtari do të luajë një tjetër ndeshje pa tifozë në Superligën shqiptare. Edhe pse në vend të dytë, gjendja duket e vështirë sepse, pas dënimit të Federatës pritet të vijë një ndëshkim edhe nga vetë presidenti Idrizi.

Ky gol e ngjiti në vend të dytë, por paradoksalisht rreziku vjen në shtëpi.

Kjo sepse Flamurtari do të luajë sërish me stadiumin bosh në përballjen e sotme të Superligës ndaj Teutës, në orën 17:00.

Është dënimi I radhës nga Federata pas sjelljes së tifozëve në ndeshjen e kaluar me Skënderbeun, ndërsa edhe takimi tjetër në shtëpi do të ketë stadiumin të mbyllur në tri të katërtat, me vendim të presidentit Idrizi.

Trajneri Duro gjykon kështu.

“Do ta përballojmë, u bë e mërzitshme. E përkrah idenë e presidentit Idrizi. Disa tifozë gabojnë, ta përkrahim ekipin brenda normave.

Edhe pse pa publik, ndeshja duhet fituar, ashtu siç Flamurtari bëri në përballjen e fazës së parë në Durrës.

Nuk është pikë referimi që kemi fituar ndeshjen e parë. Është ndeshje tjetër, histori tjetër. Teuta vjen me besim pas dy fitoreve, por edhe gjendja jonë është e mirë.  Kemi pasur më shumë kohë. Jemi rikuperuar. Skuadra është mirë. Shqetësimi është vetëm Bushiç, jo në 100 për qind. Të shohim.

Njëri nga futbollistët, shqiptari nga Maqedonia, Artim Pollozhani, nuk dëshiron të flasë për renditjen, ku Flamurtari është në vend të dytë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!