Flamurtari, kundër arbitrit Sokoli

schedule13:43 - 3 Shkurt, 2019

schedule 13:43 - 3 Shkurt, 2019

Polemika të shumta pas ndeshjes në Vlorë për Superligë. Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, akuzoi gjyqtarin si shkaktarin e humbjes ndaj Kukësit.

Kristiano Ronaldo shënoi me një roveshatë vitin e kaluar, në fushën e Juventusit, një gol që do të mbetet në histori, veçse në Superligë, ndodh ndryshe.

Artim Pollozhani realizoi në mënyrë të ngjashme, po me roveshatë ndaj Kukësit, dhe rrjeta u anulua.

Rrezikshmëria ndaj kokës së mbrojtësit ishte thuajse njësoj, me diferencë vetëm prej pak centimetrash, veçse gjyqtari Olsi Sokoli nuk ngurroi ta shumëzonte me zero golin e shqiptarit të Maqedonisë.

Gjithsesi, trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, e akuzoi atë për më shumë, si shkaktar kryesor të humbjes ndaj Kukësit në javën e 20-të të Superligës.

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, u ndje i ofenduar nga pyetja e gazetarëve, që përmendën paratë që kuksianët i marrin, dhe vlonjatët jo, ndërsa u përmendën kushtet atmosferike për golin e fitores.

Fitorja ishte tepër e rëndësishme për Kukësin dhe për Cungun.

Trajneri i njohur ndodhet nën presion për shkak të kërkesës ultimative të presidentit Gjici për të fituar titullin, pas afrimeve të Janarit, Shkurtaj, Rrocaj e tani edhe Valdet Rama.

Jo vetëm kaq, por Cungu duhet të menaxhojë rastin e Rezhinaldos, një lojtari problematik nëse nuk luan në formacion.

Për momentin, pavarësisht polemikave, gjithçka po shkon mirë, ndonëse barazimi i javës së kaluar me Laçin tregoi se asnjë ndeshje në Superligë nuk ka siguri se mund të fitohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!