Flamurtari është i shqetësuar nga dëmtimet në prag të ndeshjes ndaj Luftëtarit. Trajneri Shpëtim Duro, gjithsesi, nuk shqetësohet shumë për vendin e dytë në Superligë
Pavarësisht fjalëve të mira, objektivat mbeten në rrezik.
Flamurtari ndeshet sot në orën 17:00 me Luftëtarin në Superligë, me synim forcim pozitat pranë kreut, veçse numri I paktë I golave të shënuar nuk jep shumë garanci.
Kukësi, një ekip që realizon shumë rrjeta, mund t’i marrë vendin e dytë, por trajneri Duro jep një sqarim për synimet që ka këtë sezon.
Gjithsesi, rëndësi ka ndeshja e radhës, ajo me gjirokastritët në Vlorë.
Duro përgjithësisht i pret i qetë përballjet, por këtë herë foli më i shqetësuar se zakonisht, dhe pati arsye.
Flamurtari ka 36 pikë në renditje, po aq sa Kukësi i vendit të dytë, ndërsa Laçi është vetëm tri pikë larg. /abcnews.al