Mesdiat e kësaj të diele ka qenë fantastike për tifozët vlonjatë, me “kuqezinjtë” e Flamurtarit që morën fitoren e parë të sezonit, ndaj Vorës në takimin e javës së katërt të Kategorisë së Parë.
Vlonjatët fituan me rezultatin 2-1 në “Stadiumi Flamurtari”, në një ndeshje që ishte shumë e luftuar, me vendasit që ccelën siparin e golave në minutën e 27’ me Pjeshkën, duke “vulosur” kështu avantazhin e vendasve, në pjesën e parë.
Me fillimin e pjesës s ëdytë, vjen dhe goli i dytë i vlonjatëve, teksa në minutën e 76’ Beji realizoi golin e dytë për Flamurtarin, duke siguruar kështu 3 pikët, ndërsa për miqtë goli i nderit u shënua nga Prengaj, në minutën e 88’.
Kështu, pas javës së katërt të Kategorisë së Parë, Flamurtari renditet në vend të shtatë me pesë pikë, teksa Vora renditet në vend të pestë me gjashtë pikë. /i.m /abcnews.al