Flamurtari feston 100-vjetorin/ Klubi i dhuroi sportit shqiptar legjenda si Sokol Kushta dhe Vasil Ruci

schedule20:32 - 25 Mars, 2023

schedule 20:32 - 25 Mars, 2023

Fillimet nuk mund të mbahen mend, por gjithsesi ky emër ka hyrë në histori. I themeluar në 1923, si një nga klubet më të vjetër në vend, Flamurtari I Vlorës mund të mburret krejt në të drejtë të vet se e ka ngritur flamurin shqiptar në futbollin e kontinentit.

Dekada përpara sesa Skënderbeu të hynte në fazën e grupeve në Ligën Europës, një brez I artë I viteve 80-të shkëlqyen ndaj Barcelonës dhe eliminuan Partizanin e Beogradit duke kaluar deri në turin e tretë në Kupën UEFA.

Asnjë ekip tjetër shqiptar, as në atë kohë dhe as më vonë, nuk ka mundur të arrijë deri këtu.

Emrat e Kushtës, Vasil e Petro Rucit, Ferkos, Bubeqit, Iljadhit, Gjondedës, Çipit apo Tahos nuk mund të harrohen nga tifozët, dhe nuk flasim vetëm për ata vlonjatë. Në një shekull jetë, Flamurtari ndoshta nuk mund të mburret me trofe të shumtë, pasi ka fituar vetëm një titull kampion si dhe 4 Kupa të Shqipërisë e dy Superkupa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!