Flamurtari ka bërë një lëvizje në merkato, duke afruar një sulmues. Vlonjatët kanë lënë vende lirë në listën me 25 lojtarë dhe mund të shtojnë elementë që janë të lirë. Kështu ka ndodhur dhe Andi Ribaj është përforcimi i kuqezinjve.
Sulmuesi ditën e sotme ka dalë në stërvitje dhe “Panorama Sport” ka publikuar edhe foto të futbollistit në fjalë teksa ushtrohet me pjesën tjetër të skuadrës. Ribaj ishte edhe vjet pjesë e Flamurtarit.
Deri më tani palët nuk kishin një akord, që është gjetur së fundmi. Sulmuesi pati disa ofertë nga Kosova, por nuk preferoi të largohej nga Superiorja. Vjet më fanellën e Flamurtarit ai shënoi 4 gola në 21 ndeshje. /abcnews.al