Flamurtari do të kërkojë të vazhdojë serinë pozitive në Superligë, edhe në ndeshjen e sotme ndaj Laçit
E dinë mirë se nuk kanë asnjë garanci për fitore në këtë kampionat.
Futbollistët e Flamurtarit dhe trajneri i tyre, Shpëtim Duro, përfundojnë përgatitjet për ndeshjen ndaj Laçit, edhe të vendosur për të fituar, por edhe të ndërgjegjshëm se gjithçka mund të ndodhë.
Skuadra vlonjate ka kombinuar fitore jashtë me barazime në shtëpi, dhe kurbinasit pritet të jenë një pengesë shumë e fortë.
Duro është i qartë sesi do të jetë ndeshja që nis në Vlorë në orën 16:00.
Kualifikimi për në Europë sezonin e ardhshëm kërkon një skuadër sa më konkurruese.
Me Partizanin, Kukësin, Kamzën e Laçin si konkurrentë, Flamurtarit I duhen përforcime.
Laçi, ndërkaq, ndodhet në një gjendje paradoksale.
Mundi Skënderbeun javën e kaluar, por pati heshtje për shtyp nga presidenti Laska si dhe gjoba.
Më pas erdhi humbja në Kupë me Lushnjen, edhe pse nuk rrezikoi kualifikimin, por duket se pavarësisht formës së mirë në kampionat, kurbinasit kanë probleme./abcnews.al