Flamurtari mbetet me shpresë për kualifikim në Europë, pavarësisht nga kriza e kohëve të fundit. Trajneri Duro flet për shortin ndaj Skënderbeut në Kupë dhe për gjendjen në Superligë
Pak javë më parë gjendja ishte e tillë.
Flamurtari shkonte drejt finales së Kupës dhe mbante fort vendin e dytë në kampionat, veçse në vetëm pak kohë, ndryshimi është rrënjësor.
Për fat të keq, është një ndryshim për keq dhe skuadra vlonjate për momentin është jashtë zonës europiane, në vendin e gjashtë të Superligës.
Shpresa për pjesëmarrje në Europë mbetet te Kupa, por edhe aty shorti gjysmëfinal u tregua i pamëshirshëm, duke e vendosur Flamurtarin përballë kundërshtarit më të vështirë të mundshëm, Skënderbeut.
A i mbetet sadopak optimizëm trajnerit Duro. Duro beson se reagimi mund të jetë i fortë edhe në Superligë. Pushimi për shkak të ndeshjes së kombëtares, padyshim që bën mirë./abcnews.al