Deputeti demokrat Flamur Noka ka zbuluar në ‘Log.’ në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se çfarë i thanë miqtë amerikanë Sali Berishës, pas vendimit të DASH për shpalljen non-grata.
Noka tha se vetë amerikanët i thanë Berishës se Lulzim Basha kishte po aq kontribut sa dhe Edi Rama për shpalljen e tij non-grata.
“Berishës i është thënë nga amerikanët që zoti Basha ka kontribut në shpalljen non-grata sa Edi Rama. Zoti Basha ka vetëm një gjë, burrat e shtetit me burrecat e pushtetit dallojnë vetëm në një pikë, jo vetëm për fitoren por kryesisht humbjen, që është dinjiteti, humbe jep dorwheqjen”, tha Noka.
/T.H/Abcnews.al/