“Pini ujë”, tha Cristiano Ronaldo, teksa nga tavolina e konferencës për shtyp largoi shishet e Coca Cola, duke përcjellë te njerëzit që të ushqehen shëndetshëm.
Portugezi është nga sportistët që mban më shumë regjim dhe kujdeset shumë për pjesën e ushqimit, pasi është e rëndësishme për formën e mirë sportive edhe pse vitet kalojnë.
Veprimi i tij me shishet e Coca Cola solli shumë reagime dhe pati ndikim të madh edhe në vlerën e aksioneve të kompanisë.
Gjithashtu ndjekësit u Ronaldos u frymëzuan për të bërë video të ndryshme, meme. Një përdorues në TikTok, Diogo Brehm, ka realizuar një perlë pas humbjes së Portugalisë me Gjermaninë.
Ai refuzon Coca Cola dhe merr ujin, ndërkohë që video ka marrë pëlqime të shumta dhe komente. / abcnews.al