Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar një foto nga aksioni i forcave zjarrfikëse në terren duke shprehur mirënjohje për punën e tyre në këto ditë të vështira të betejës së flakëve.
Peleshi thekson se aktualisht janë 13 vatra zjarri në vend dhe në pjesën më të madhe të tyre nuk ka rrezik për banesat.
Lexo edhe: Rama: 13 vatra zjarri në të gjithë vendin, në Fushë Arrëz rrezikohen banesat
“Në të gjithë vendin janë aktualisht 13 vatra zjarri. Në pjesën më të madhe të zonave nuk ka rrezik për banesat. Po punohet me mbështetje edhe nga ajri në Fushë-Arrëz, ku paraqitet rrezik për kalimin e flakëve drejt zonave të banuara.
Të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter po punojnë për të izoluar vatrat në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”. Mirënjohje dhe respekt për punën e palodhur të të gjithë forcave të FA, atyre të shërbimeve zjarrfikëse, por edhe vullnetarëve që na janë bashkuar”, shkruan ministri. m.v/abcnews.al