Flakët “pushtojnë” Greqinë, zjarrfikësi tenton t’i hedhë “hi” syve policisë, i gjendet heroinë në makinë

schedule10:21 - 2 Gusht, 2021

schedule 10:21 - 2 Gusht, 2021

Një zjarrfikës 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Greqi pasi gjatë kontrollit në automjet i është gjetur më shumë se 1 kg heroinë.

Ai u ndalua në Kalamata. Gjatë kontrollit policia i gjeti lëndën narkotike të fshehur mes kornizës metalike ne pjesën e pasme të automjetit.

Në momentin e arrestimit ai ishte veshur me uniformën e tij të zjarrfikësit me qëllim për të shmangur kontrollin policor.

Ai ka tentuar të përfitojë nga situata e zjarreve që ka përfshirë Greqinë, ku zjarrfikësit shihen si shpëtimtarë përballë flakëve që po “gllabërojnë” natyrën në disa zona të ndryshme të vendit. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!