Disa qytete në vendin tonë janë përfshirë nga zjarret si pasojë e kushteve të motit dhe valës së nxehtësisë së ditëve të fundit.
Fieri është një ndër qytetet që ka pasur probleme sa u përket vatrave aktive të zjarrit, ku së fundmi si pasojë e flakëve është shkrumbuar një banesë në fshatin Kraps.
Familjarët shprehen se e kishin të pamundur që të shuanin flakët dhe u janë djegur çdo gjë që ndodhej brenda shtëpisë.
“Shtëpia u përfshirë nga flakët, na u dogjën të gjitha. Se mos kemi gjë tjetër ne këtë ship kishim”, ka thënë banorja.
Ndër të tjera ato shprehen se rrezikuan edhe veten për të shuar flakët por e kishin të pamundur.
“Na u dogj shtëpia, zjarri erdhi nga pylla. E kishim të pamundur ta fiknim jam djegur dhe çarë dhe vetë”, ka thënë qytetari./abcnews.al