Shefi i forcave Zjarrfikëse në Shkodër Agron Dibra ka folur nga Mali i Taraboshit pas ndërhyrjes për fikjen e zjarrit në pyllin e pishave.
Dibra tha se paralelisht me këtë rast janë njoftuar edhe për një tjetër vatër zjarri ndërsa shtoi se për momentin nuk nevojitet nevoja nga ajri.
Ai ngrit shqetësimin se të dy zjarret janë të shkaktuara nga dora e njeriut, ndërsa shtoi se nuk mund të përcaktojë nëse janë apo jo të qëllimshëm.
“Në këto momente besojmë se po e vëmë në kontroll. Jemi njoftuar rreth orës 13:14 për dy zjarret një Tarabosh. Kemi dërguar forcat zjarrfikëse. Kemi kërkuar ndihmë edhe nga Malësia e Madhe dhe Vau i Dejës.
Sipërfaqja është e madhe. Dhe për shkak të erës dhe thatësirës rrezikohen. Po shpresojmë të shpëtojmë fshatin dhe të bëjmë të mundur izolimin e zjarrit. Për momentin nuk duhet ndihmë nga ajri.
Janë katër automjete zjarrfikëse. Pa dyshim janë shkaqe njerëzore, por e qëllimshme apo e paqëllimshme do e nxjerrin hetimet.
Por temperaturat në këtë gradë nuk mund të shkaktojnë flakë”, tha Agron Dibra./abcnews.al