Banorët e fshatit Gaziemir në Izmir të Turqisë janë duke u përballur prej vitesh me një situatë të pazakontë.
Në dëshmitë e tyre, në një vend ku dyshohet se janë groposur materiale radiaktive shohin të dalë flakë nga toka duke i frikësuar të gjithë.
Banorët janë ankuar se zjarri del në mënyrë të vazhdueshme dhe kjo i ka shkaktuar atyre probleme të mëdha shëndetësore, raporton abcnews.al.
Pas inspekstimeve nga autoritetet u konstatua se bëhej fjalë për një territor ku ishin groposuar materiale me përmbajtje alumini, por edhe radiaktive duke përbërë një rrezik të madh për shëndetin e banorëve.
Zjarri që del nga toka është filmuar edhe nga gazetarët duke nxjerrë në pah dimensionin e plotë të tmerrit në këtë vend. /abcnews.al