Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Flakë në det”, SPAK lexon pretencën/ Kërkon dënim me burg për 13 të akuzuarit e grupit kriminal, 16 vite për Gëzim Çelën

schedule15:24 - 10 Qershor, 2025

schedule 15:24 - 10 Qershor, 2025

SPAK lexon pretencën për operacionin “Flakë në Det” ku prokuroria kërkon dënimin për 13 të pandehur  për  akuzat e “ Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Lënda narkotike nisej nga patoku në drejtim të vendeve të tjera të BE-së dhe do të bëhej edhe shkëmbimi në det me velierën me emrin “Vilua”.

Arlind Isamailukaj  15 vite burg me  gjykim të shkurtuar më 10 vite burg

Gëzim Çela  16 vite burg / 10 vite e 8 muaj burg

Nerim Çela 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj burg

Armando Mema 12 vite burg / 8 vite burg

Dritan Mataj 12 vite burg / 8 vite burg

Arben Dalipaj 14 vite burg/ 9 vite e 4 muaj burg

Besnik Brokeri 12 vite burg / 8 vite burg

Alket alis Dritan Deda 12 vite burg / 8 vite burg

Selami Lushka 12 vite burg / 8 vite burg

Kyrylo Ponomarego 13 vite burg/  8 e 4 muaj vite burg

Ksenofon Bodo 12 vite burg / 8 vite burg

Armando Papa 12 vite burg / 8 vite burg

Kostiantyn Biellon 12 vite burg / 8 vite burg

Në seancën e radhës do të zhvillohet mbrojta e të pandehurve. Seanca e ardhshme do të zhvillohet datë 27 qeshor ora 11:30. Operacioni “Flakë në det” u zhvillua nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion në muajin gusht të vitit 2023, ku të arrestuarit dyshohen nga organi i akuzës se kanë kryer trafik të lëndëve narkotike nëpërmjet rrugës detare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!