Flakë e tym pranë autostradës në afërsi të Fushë Milotit, “bllokohen” makinat, karburanti 20 metra larg

schedule13:38 - 2 Mars, 2022

schedule 13:38 - 2 Mars, 2022

Djegia e shkurreve dhe mbetjeve pranë autostradës në afërsi të Fushë Milotit ka sjellë probleme në lëvizjen e automjeteve.

Erërat e fuqishme po përhapin flakët ndërsa në një distancë rreth 20 metra nga zjarri ndodhet dhe një pikë karburanti.

Zjarrfikësja ende nuk ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa lëvizja e mjeteve bëhet me vështirësi nga prania e tymit në rrugë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!